Trajloviq: Vuçiq është në rrezik, për këtë arsye nuk kemi informacione për vrasjen e Oliverit

Lajme

Trajloviq: Vuçiq është në rrezik, për këtë arsye nuk kemi informacione për vrasjen e Oliverit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:33
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se përparim në hetimin e vrasjes së ish-liderit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq mund të arrihet vetëm nëse SHBA-të marrin përsipër hetimet.

“Pres që në momentin kur administrata amerikane të kërkohet prova, atëherë të bëhet një hetim më serioz”, ka thënë Trajkoviq për gazetën Nova.

Sipas saj, kur Perëndimi merret me “karakterin dhe veprën” e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe biznesmenit Zvonko Veselinoviq, emrat e të cilëve përmenden në aktakuzë, “roli i tyre në vrasjen e Ivanoviqit do të sqarohet”.

“Lëkura e (presidentit serb) Aleksandar Vuçiq është në rrezik dhe për këtë arsye nuk i kemi të gjitha informacionet për vrasjen e Oliverit”, ka thënë Trajkoviq.

Duke folur për hetimin e udhëhequr nga Prishtina, ajo vlerësoi se të gjitha proceset janë kryer në mënyrë të njëanshme dhe jo ekspertize.

“Kjo mund të shihet në këtë seri rastesh ku serbët akuzohen për terrorizëm, krime lufte… Nëse institucionet e Prishtinës do të ishin të afta, nuk do ta kishin zhvendosur gjykatën e Kosovës në Hagë. Kjo është dëshmi se bashkësia ndërkombëtare i ka vlerësuar si të paaftë për raste të rënda”, tha Trajkoviq.

Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë plumba të pistoletës në shpinë para zyrës së Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në Mitrovicë, ndërsa vrasësit dhe autorët ende nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat