Xharra: Bidenit po i bie mbështetja, fati i Trump, “në duart e Gjykatës”

Lajme

Xharra: Bidenit po i bie mbështetja, fati i Trump, “në duart e Gjykatës”

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:57
Analistja Arbana Xharra

Analistja Arbana Xharra ishte këtë të mërkurë e ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka folur për  situatën zgjedhore në SHBA.

Ajo tha se Donald Trump duket se ka më shumë mbështetje se Joe Biden.

Sipas saj në rënien e popullaritetit të Biden ka ndikuar edhe luftë në lindjen e mesme.

“Varet se çfarë do të vendosë Gjykata Supreme e shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pritet që të ketë, për zgjedhjet presidenciale, në shkurt të dilet me një vendim nëse ai nuk dënohet dhe nuk i pengohet kandidimi, për shkak të uljes së popullaritetit të Biden dhe për shkak të luftës në lindjen e mesme, ai ka shanse që të kthehet si president”,-tha analistja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat