Avokati Stojkoviq: Serbia në të kaluarën ka kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Bosnjë e Kroaci

Lajme

Avokati Stojkoviq: Serbia në të kaluarën ka kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Bosnjë e Kroaci

Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:36
Çedomir Stojkoviq

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, sot ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Ai tha se ndjen mllef e dhimbje për krimet të cilat i ka kryer Serbia në Kosovë.

Ai tha se në Prekaz bëri homazhe dhe ndjeu mllef për jetët e pafajshme që u humbën.

Avokati theksoi se Serbia ka bërë krime të tmerrshme në ish-Jugosllavi, duke përmendur Kosovën, Bosnjën e Kroacinë.

“Regjimi ka bërë krime të tmerrshme ndaj të gjithë popujve të ish Jugosllavisë, ka kryer krime, në Kroaci, Kosovë, Bosnjë. Por edhe në Serbi, serbët që donin ndryshime janë vrarë”, tha ai.

“Që një kohë të gjatë ndjej një mllef të madh për shkak të krimeve që janë kryer në territorin e ish Jugosllavisë. Ky mllef, është mbi të gjitha sepse nëse unë kuptoj, nëse nuk e shikojmë të vërtetën në sy, gjeneratat pas nesh, fëmija im e i juaj, do ta shikojnë njëri tjetrin me urrejtje. Fëmijë të tillë nuk kanë të ardhme, vetëm ata që e shohin njëri tjetrin me respekt kanë të ardhme”

Ai tha se ndjen të njëjtën dhimbje për fëmijët e vrarë në Kosovë dhe për ata në Serbi pa marrë parasysh si kanë ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat