Stojkoviq: Ndihem më i sigurt në Kosovë se në Serbi

Lajme

Stojkoviq: Ndihem më i sigurt në Kosovë se në Serbi

Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:52
Çedomir Stojkoviq

Avokati i politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, i cili bërë homazhe të enjten në Prekaz te varrezat e familjes Jashari, ka deklaruar se ndihet më i sigurt tani në Kosovë sesa në Serbi nën udhëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në asnjë moment nuk kam ndierë frik, e as nuk do të ndjejë, duke pasur parasysh multi-etnitetin e Kosovës sot dhe nivelin e të drejtave të njeriut që qeveria e ka arritur unë ndihem më i sigurt në Kosovë siç ndihem tani në Serbi nën Aleksandër Vuçiqin”, ka deklaruar ai.

Ai ka deklaruar se nuk ka aspak frikë të kthehet në Serbi dhe ndjehet krenarë për atë që ka bërë në Kosovë.

“Ne nuk e kemi atë luksoz që të frikësohemi, e kemi detyrim të lëvizim tutje pavarësisht frikës, do të doja që mentaliteti në Ballkan të ndryshojë në këtë mënyrë, duke mos më pyetur se a kam frik, pro të më pyes se a krenohem për atë që kam bërë, dhe unë krenohem”, ka deklaruar tutje ai.

Po ashtu, ai i pyetur nëse ka frikë se do t’i ndodhë e njëjta gjë sikur klientit të tij, i cili u rrah dhe kërcënua nga policia sekrete serbe, ai tha: “Le të më rrahin edhe mua, le ta kuptojnë regjimin e Vuçiqit”.

Ai ka shtuar se në momente të caktuara ka marrë kërcënime se diçka do të ndodhë me familjen e tij, por jo për shkak të qasjes së tij me Kosovën, por me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat