Avokati Stojkoviq: Sanduloviq më ka thënë se e kanë rrahur serbë të Kosovës, mund të jetë dhe Radojçiq

Lajme

Avokati Stojkoviq: Sanduloviq më ka thënë se e kanë rrahur serbë të Kosovës, mund të jetë dhe Radojçiq

Më: 18 janar 2024 Në ora: 21:06
Nikola Sanduloviq

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se klienti i tij, Nikolla Sanduloviq, i ka treguar se në torturimin e tij kanë marrë pjesë serbë lokal të Kosovës.

Ai tha se Sanduloviq do të flasë vetë për këtë çështje, por sipas informatave që ai ia ka dhënë, pjesë e torturimit të tij mund të ketë qenë edhe Millan Radojçiq.

“Sanduloviq më ka thënë se sipas theksit të njerëzve ka njohur serbë të Kosovës. Këta janë serbë të cilët janë klane që udhëheëq Radojciqi. I ka identifikuar disa, disa i ka njohur, këtë do ta thotë ai”

“Disa i ka njohur, disa nuk ka mbajtur maska, të tjerët kishin vendosur maska. Besoj kur do shërohet do shpalos fakte për këtë. Edhe unë i njoh, por mendoj se ai duhet t’i shpalos”

“Sipas asaj që më ka thënë Sanduloviq, kjo dërgon te ajo [te Radojçiqi]”, tha ai.

Sanduloviq ishte rrahur dhe arrestuar nga BIA serbe për shkak se bëri homazhe të varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Edhe avokati i tij sot ka bërë homazhe të varri i Blerina Jasharit në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat