Policia jep detaje për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Lajme

Policia jep detaje për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Më: 19 janar 2024 Në ora: 09:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shembjen e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar një 23-vjeçare.

Sipas Policisë, çatia ka rënë si pasojë e erërave të forta. Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.01.2024-12:51. Raportohet se si pasojë  e erërave të forta është shembur një pjesë e çatisë së objektit komnal. Përveç dëmeve materiale,  lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima  është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Ndryshe, nga QKUK kanë deklaruar mbrëmë se 23-vjeçarja do t’i nënstrohet një operacioni.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”,ka deklaruar zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat