E dhimbshme: Ky është 50-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Malishevë

Lajme

E dhimbshme: Ky është 50-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Malishevë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 19:13
Hysen Krasniqi

Sot u raportua për një rast tragjik që ka ndodhur në Malishevë, ku në fshatin Tërpezë, në mes të rrugës është gjetur pa shenja jete një person. Rrethanat në të cilat ka vdekur viktima nuk dihen, por që Policia tashmë ka nisur hetimet.

Media mëson se viktima është Hysen Krasniqi, 50-vjeçar.

Krasniqi u gjet i shtrirë në rrugë mëngjesin e sotëm dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur atë që ka ndodhur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat