Pse Lugina e Preshevës të mos e ketë spitalin e vet?

Lajme

Pse Lugina e Preshevës të mos e ketë spitalin e vet?

Nga: Dashnim Hebibi Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:50
Dashnim Hebibi

Gazetari, poeti, publicisti e ambasadori i paqes Dr.sc.Dashnim Hebibi, ka bërë një postim sa të dhimbshëm edhe imediat. 

"Është për tu çuditur, i ngjanë shekullit të kaluar, që një trevë me mbi 100.000 banorë të mos kenë spitalin e tyre, me të vetmin „faj“ se janë shqiptarë. Ajo trevë e patriotëve, akademikëve, paramendoni nuk ka spital. Edhe më herët z. Hebibi, ose ndër të parët e ka ngritur zërin për këtë gjendje mjerimi. 

Alarmante është gjendja. Shumë e saktë, të ishin serbët të shtypur si ajo trevë shqiptare, do të ishte ngritur e gjithë bota. Atje shkelen të gjitha të drejtat njerëzore. Është një papunësi e madhe. Të shkosh në Kosovë apo Maqedoni të Veriut duhet ta kesh xhepin me euro. Të shkosh në Serbi mungon besimi dhe padyshim duhesh të japësh. 

Z. Hebibi edhe pse jeton në Zvicër, por ai kujton ate pjesë të popullatës që çdo ditë preukupohen. Është gjendje alarmante. Ja se çka shkruar ai në profilin e tij. Mjerimi po vazhdon! 

Edhe viti 2024 e gjeti Luginën e Preshevës pa spital. Ka vite, që kam shkruar dhe e kam ngritur zërin, që ajo trevë të mos shkilet edhe në zemër të jetës. Mbi 100.000 bashkëkombas, duhet (detyruar) të shkojnë nëpër spitale të Serbisë, ose në spitale të tjera. Deri kur? Të ngritet zëri edhe për këtë padrejtësi! Diskriminim total!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat