Dëmtohet shenja me stemën e Republikës së Kosovës në Zveçan - policia nis hetimet

Lajme

Dëmtohet shenja me stemën e Republikës së Kosovës në Zveçan - policia nis hetimet

Më: 31 janar 2024 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur e kanë dëmtuar shenjën me stemën e Republikës së Kosovës, e cila ishte e vendosur në fshatin Zhitkovc të Zveçanit.

Sipas policisë, rasti është raportuar të hënën e 29 janarit 2024.

“Fsh. Zhitkovc, Zveçan 29.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë dëmtuar/ngjyrosur shenjën me stemën e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin policor.

Rasti i cili është iniciuar “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat