Gjuriq kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Kurti ditë e natë po spastron Kosovën nga serbët

Lajme

Gjuriq kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Kurti ditë e natë po spastron Kosovën nga serbët

Nga: F.B. Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:44
Marko Gjuriq

Ambasadori serb në ShBA dhe ish shefi i delegacionit serb në dialogun mes Kosovës edhe Serbisë, Marko Gjuriq ka publikuar në rrjetin social X qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagoj ndaj përpjekjes ditore të Kurtit për pastrimin e Kosovës nga serbët, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Gjuriq “kryeministri Kurti ditë e natë po punon që të pastrojë serbët e mbetur nga Kosova – prandaj ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të shfrytëzoj të gjitha mjetet në dispozicion për të detyruar ndalimin e “tërbimin e Kurtit"”.

''Qeveria e Kurtit tash pothuajse ditë e natë po punon në pastrimin nga serbët mbetur në Kosovë. Pas ndalimit të paligjshëm të dinarit serb përkatësisht pagesave dhe qarkullimit me dinarë, duke shkaktuar ndërprerjen e lidhjeve prej të cilës varet çështja ekzistenciale e bashkësisë serbe” tha Gjuriq.

Sipas tij, Kurti me dhunë po shkatërron institucionet e mbetura shëndetësore, arsimore e zyre të vendit dhe vazhdon të arrestojë, matretoj dhe terrorizoj popullatën civile serbe në Kosovë, ka shkruar Gjuqi në rrjetin social X.

Ai ka nënvizuar se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të shfrytëzoj të gjitha mjetet në dispozicion për të ndaluar “tërbimin e Kurtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat