IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit

Lajme

IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 08:03
Pamje nga fushata

Në Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, IPKO shënoi këtë datë duke i dhuruar Qendrës Kryesore për Mjekesi Familjare në komunën Fushë Kosovës një sistem të sofistikuar të ultrazërit i cili zbulon kancerin në fazat e hershme dhe është jetik në shpëtimin e jetës.

Ky donacion bëhet në kuadër të fushatës së IPKO-së "Së bashku kundër kancerit" dhe pasqyron përkushtimin e saj të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe për të siguruar që komunitetet të kenë qasje në mjetet thelbësore diagnostikuese për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit. Kjo përpjekje është një dëshmi e përkushtimit të saj të vazhdueshëm për të bërë një ndikim pozitiv në jetën e atyre në nevojë.

Gjatë ceremonisë së donacionit, e pranishme ishte edhe znj. Mimoza Kolshi – Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pranë Komunës së Fushë Kosovës për të pranuar këtë kontribut të rëndësishëm. Ajo shprehu mirënjohjen e tij ndaj IPKO-së për donacionin e tyre bujar, duke theksuar rëndësinë e tij kritike për komunitetin.

Image
Pamje nga fushata

Mirënjohje të thellë për këtë donacion shprehen edhe z. Remzi Shala - Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF) si dhe z. Mustafë Gashi – Kryeshef I QKMF. Ata treguan për numrat gjithnjë në rritje të pacientëve në nevojë për diagnostifikim të mirëfilltë si dhe numrin gjithnjë e në rritje të popullatës së Komunës së Fushë Kosovës që ndikon drejtëpërdrejtë në rritjen e kërkesave për shërbime në këtë qendër. “Fakti që tani banorët e kësaj zone nuk është e nevojshme të drejtohen në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për diagnostifkim, shkurton kohën e pritjes për pacient, mundëson një qasje më të lehtë në këtë shërbim dhe ndikon drejtëpërdrejtë në mundësi më të mëdha për diagnostifikim të hershëm dhe si rrjedhojë - shpëtimin e jetëve” – u shpreh Kyreshefi I QKMF, z. Mustafë Gashi.

Z. Andras Pali, CEO i IPKO Telecommunications, ndau vlerësimin e tij për mundësinë për të kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Ai theksoi se përfshirja e IPKO-së në komunitet shtrihet përtej ofrimit të shërbimeve të komunikimit dhe argëtimit, duke arritur në jetën e individëve në një mënyrë thellësisht personale dhe me ndikim. "Ne ndjejmë një ndjenjë të thellë krenarie dhe mirënjohjeje për aftësinë tonë për të dhënë një kontribut kaq domethënës për shoqërinë. Përkushtimi ynë për të rritur aksesin në kujdesin shëndetësor është i palëkundur, me një fokus të veçantë në përmirësimin e rezultateve dhe ofrimin e kujdesit të barabartë për individët që luftojnë kancerin. Duke u bashkuar me përpjekjet tona, ne mund të arrijmë më shumë dhe të qëndrojmë më të fortë në luftën kundër kësaj sëmundjeje” – tha z. Pali.

Image
Pamje nga fushata

Në fillim të vitit të kaluar, IPKO drejtoi një donacion të konsiderueshëm për klinikën onkologjike dhe klinikën hemato-onkologjike të fëmijëve, shoqëruar me sigurimin e një ultrazëri modern për zbulimin e kancerit për Komunën e Hanit të Elezit. Kjo shënoi fillimin e angazhimit për të luftuar kancerin nën moton "Së bashku kundër kancerit".

Kjo fushatë u mbështet me shumë aktivitete dhe donacione përgjatë vitit 2023.

Image
Foto

IPKO, si kompani lidere e telekomunikacionit në Kosovë, ka qenë e përkushtuar edhe në ngritjen e vetëdijes në luftën kundër kancerit dhe mbështetjen e pacientëve me kancer në komunitet. IPKO beson se ndërgjegjësimi dhe edukimi janë vendimtare për zvogëlimin e barrës së kancerit dhe si e tillë, kompania ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në iniciativa dhe fushata të ndryshme që synojnë ngritjen e vetëdijes për sëmundjen dhe promovimin e zbulimit të hershëm.

Kontributet e IPKO-së synojnë gjithashtu të mbështesin institucionet në përpjekjet e tyre për të ofruar kujdesin më të mirë për pacientët me kancer dhe familjet e tyre. Në vitin 2020, IPKO i dhuroi Klinikës së Onkologjisë një sistem të ngjashëm të sofistikuar të ultrazërit, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij.

Përkushtimi i IPKO-së për ngritjen e vetëdijes për kancerin dhe mbështetjen e pacientëve me kancer është një dëshmi e përkushtimit të kompanisë për të bërë një ndikim pozitiv në komunitet dhe për krijimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të barabartë. Madje, përmes iniciativave dhe partneriteteve të ndryshme, IPKO ka treguar se nuk është vetëm një kompani telekomunikuese, por edhe një korporatë me përgjegjësi të lartë sociale që kujdeset për mirëqenien e klientëve të saj dhe të komunitetit më të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat