​Çdo të hëne nga tri orë: Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në drejtim të Kurshumlisë

Lajme

​Çdo të hëne nga tri orë: Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në drejtim të Kurshumlisë

Nga: F.B. Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beografit në drejtim të Suboticës, ka njoftuar “RTS” transmeton “Bota Sot”,

Sipas këtij njoftimi “sot nga ora 12.00 deri në orën 15.00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdar drejtë Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe tutje në drejtim të Suboticës – përkatësisht kufirit hungarez”.

Ky veprim sipas njoftimit po bëhet për shkak të presionit dhe si theksojnë ata “zullumit dhe terrorit” të politikës së Albin Kurtit ndaj popullit serb në Kosovë.

"Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë nga tri orë përkatësisht nga ora 12.00 deri në ora 15.00 dhe atë deri në ndalimin e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që ata përjetojnë serbët dhe jo-shqiptarët është bërë i padurueshëm dhe shumë afër është edhe konflikti me pasoja të paparashikueshme“, thuhet në kumtesën e Shoqatës së personave të zhvendosur serb , të tubuar në këshillin iniciues të serbëve të Podujevës dhe Kosovës.

Ata kërkojnë nga presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ministri i jashtëm Daçiç por edhe nga anëtarët tjerë të qeverisë së Serbisë që urgjentisht të iu dërgojnë njoftim t[ gjithë faktorit ndërkombëtar për ndalimin e presionit dhe terrorit ndaj serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat