Vuçiq thotë se përgjegjësit e rastit Banjska do ndiqen penalisht – e pranon takimin me Radoiçiç e Simiç tri ditë para Banjës

Lajme

Vuçiq thotë se përgjegjësit e rastit Banjska do ndiqen penalisht – e pranon takimin me Radoiçiç e Simiç tri ditë para Banjës

Nga: F.B. Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 08:07
Aleksandar Vuçiq

Vuçiç duke folur rreth rastit të Banjskës ka thënë se “të gjithë ata që janë përgjegjës do të ndiqen penalisht dhe do përgjigjen duke thënë se nuk ka pse bënë fushatë ndaj tyre, pasi atë po bëjnë ndaj tyre në botë”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiç shtoi se ka besuar se ata njerëz nuk do të arrestohen.

"Unë tri netë kam pas takim me ata, aty ishin Radoiçiç e Simiç edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet” tha Vuçiç, duke shtuar “A doni të kalojmë si Hutët”.

"Edhe kur isha nën presionet më të mëdha nuk kam pështy në fytyrën e shtetit, më patën kërcënuar se do më shkoj koka për rastin Banjska. Po le të shkon, po ajo kokë vlen diçka. Për mua me rëndësi që Serbia mos të ketë sanksione, a mund të merrni me mend çka shqetësohem për atë që shkruajnë?”.

Ne duhet vazhdojmë zhvillimin, Serbia deri 2027 do ketë 100 miliardë euro.

"Atë që kam pa në letrat e tyre të fshehta të shërbimeve informative, e dinë se pa Serbinë nuk ka zgjidhje”, andaj ne po përpiqemi për popullin tonë në Kosovë, sikur tash për të dorëzuar mjetet financiare.

"Situata nuk është e lehtë, pikërisht se dikush nuk ka kryer punën e vetë. Nga ne kërkohet nënshtrim pa përjashtim, e atë që të marrin vetë vendim se na jemi problem. Do të shohim se me çka do përballemi, njerëzit duhet ta dinë se ne do mbrojmë popullin tonë, unë do përgjigjem me politikë edhe me ide” tha Vuçiç.

"Unë të ngreh për hunde ShBA dhe Evropën? Po ju po nënçmoni ta njerëz. Ju mendoni se kjo është e mundshme për 12 vite? Çdo ditë më thonë se kam dorëzuar diçka, ndërsa ne forcuam pozicionin dhe kthyem dialogun. Çfarë prisni të ngulni thikë në shpinë popullit tuaj? Ne i lejojmë protestat dhe marrin ‘Gazelen’, ndërsa në Holandë menjëherë arrestohen” tha Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat