​Pistorius: Rusia ka ndikime në Serbi, s’ka BE përmes rrugës së konfliktit

Lajme

​Pistorius: Rusia ka ndikime në Serbi, s’ka BE përmes rrugës së konfliktit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 18:55
Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius deklaroi sot në Beograd se Rusia ka një ndikim të madh në Serbi dhe se i takon kësaj të fundit që të zgjidhë, duke përkujtuar se nuk ka rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes konflikteve në rajon.

Gjatë një konference për media pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq, ministri gjerman foli mbi ndikimin rus në Serbi dhe rrugën drejtë të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, teksa ia bëri me dije kreut të shtetit serb se nuk mund të hyjë në BE përmes rrugës së konfliktit.

Pistorius: Rusia ka ndikime përmes kanaleve të shumta në Serbi, s’ka hyrje në BE përmes konfliktit

“Sa është ndikimi i Rusisë në Serbi, do të jap përgjigje në këtë pyetje. Percepcioni ynë është se ka mjaft, se ka shumë ndikime në shumë kanale. Serbia duhet të gjejë mënyrën e saj për t’u përballur me këtë dhe Serbia duhet të merr përgjegjësinë dhe rolin e saj në rajon se si do të komunikojë për të gjitha vështirësitë me të gjitha gjërat, të cilat perceptohen si ndonjë provokim, por nuk ka rrugë drejt BE-së përmes konflikteve në rajon dhe këtë duhet komunikuar qartë dhe për secilin kjo mund të jetë në interes edhe Serbisë edhe Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe këtu nuk ka asnjë dyshim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në atë që rajoni të vazhdojë rrugën dhe nuk bëhet fjalë për oferta, por që të angazhohen së bashku në dyert e mëdha, të cilat dërgojnë në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Ministri Pistorius ka ardhur për vizitë në Serbi nga Bosnje e Hercegovina, ndërsa para kësaj ka qëndruar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat