Vuçiç e luan rolin e të “fortit” nuk i përfill Uashingtonin, Berlinin e Moskën: Nuk mundet askush të më urdhëroj

Lajme

Vuçiç e luan rolin e të “fortit” nuk i përfill Uashingtonin, Berlinin e Moskën: Nuk mundet askush të më urdhëroj

Nga: F.B. Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:08
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se “Askush nuk munde të më urdhëroj, as nga Uashingtoni, as nga Moska e as nga Berlini”, duke luajtur rolin e të “fortit” dhe krenarit se drejton nj vend të lirë e sovran, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai në videon e publikuar në rrjete sociale ka shtuar se “ndjehet krenar që përfaqëson një vend të lirë edhe pavarur” dhe se sipas tij “Serbia përherë vetë merr vendime”.

“Mburrem edhe krenohem me faktin se jam përfaqësues i një vendi të lirë edhe të pavarur”, shkroi ai në publikimin e kësaj video në rrjetin social “Instangram”.

Ndërsa më pas duke u treguar i “fortë” ai deklaruar se “Edhe askush nuk mundet të më urdhëroj për asgjë, askush, as nga Uashingtoni, as nga Moska, e as nga Berlini, apo nga cilido tjetër vend”.

Vuçiç ka theksuar se "Serbia vetë merr vendime, pa pasur asnjë ndikimin nga ndokush, jam krenar në këtë politikë dhe kështu do të jetë edhe në ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat