Bërnabiq thotë se Kurti do provojë sonte ta përdorë rezolutën e Parlamentit Europian

Lajme

Bërnabiq thotë se Kurti do provojë sonte ta përdorë rezolutën e Parlamentit Europian

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 20:10
Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në seancën e sontme të Këshillit të Sigurimit në OKB.

Bërnabiq shprehet e bindur se Kurti, do tentojë të përdorë rezolutën e Parlamentit Europian, siç e quan armë kjo që ia dha opozita serbe, për çështjen e zgjedhjeve.

”Jam e bindur se edhe pas prezantimit të Prishtinës, nëse Kurti provon të përdorë rezolutën e PE, ai [Vuçiq] do të përgjigjet”, ka shtuar Brnabiq.

Ajo e cilësoi këtë përballje si ‘’një luftë aspak e lehtë’’.

”Besoj se Vuçiq sonte po e bën betejën më të vështirë për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, nënvizoi Brnabiq.

Ajo tha se nuk do të përdorte fjalor administrativ, por fjalë të qarta.

”Çdo moment përdoret për të rritur presionin ndaj Serbisë. Dhe kjo rezolutë e PE-së, pasi nuk ka të bëjë me zgjedhjet, sepse nuk ka pasur prova, është një dënim dhe presion ndaj Serbisë, e cila dëshiron të jetë e pavarur dhe të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Populli ynë është në zgjedhje, se çfarë Serbie donte – një shtet i pavarur, me president Vuçiqin, një Serbi që i respekton të tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat