Serbët organizojnë me 12 shkurt protestë lidhur rrezikimin e ekzistencës pas suspendimit të dinarit

Lajme

Serbët organizojnë me 12 shkurt protestë lidhur rrezikimin e ekzistencës pas suspendimit të dinarit

Nga: F.B. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Mediet serbe kanë njoftuar se në Mitrovicë me 12 shkurt në ora 12.00 do të mbahet protestë gjithë popullore me qëllim kthimin e vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pozitën e serbëve posaçërisht me rrezikimin e ekzistencës pas suspendimit të dinarit, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Në njoftim lidhur me protestën thuhet se serbët e Kosovës të hënën me 12 shkurt në ora 12.00 organizojnë në Mitrovicë protestë gjithë popullore me qëllim sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar lidhur me situatën aktuale të drejtave të njeriut të serbëve.

Serbët duan të protestojnë për pozitën e tyre të marrjes së të drejtave dhe rrezikimin ekzistencial të tyre posaçërisht pas suspendimit të përdorimit të dinarit për pagesa në Kosovë, me çka vihet në pikëpyetje mbijetesa në vatrat e tyre.

Nga Shoqata e pensionistëve përfaqësuesit e cilës kanë paralajmëruar protestën dhe tubimin tek organet kompetente, kanë deklaruar se në mitingun e të hënës pritet një numër i madh i bashkëkombësve të tyre, punonjësve shëndetësor, atyre arsimor, studentëve, atyre me asistencë sociale dhe të rinjve, me një fjalë” të gjithë ata që janë rrezikuar direkt me masat e padrejta të Prishtinës”'.

''Kjo do të jetë apeli ynë i qetë dhe përbashkët dhe tubim ku do tregojmë gjithë botës vuajtjet dhe problemet me të cilat përballemi. Tubimi do mbahet në ora 12.00 në afërsi të sheshit “ Vëllezërit Miliç” thanë përfaqësuesit e shoqatës për TV Most.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat