Aktivistë nga Prishtina e Beogradi: Regjimi serb refuzon ta tregojë të vërtetën për luftën në Kosovë

Lajme

Aktivistë nga Prishtina e Beogradi: Regjimi serb refuzon ta tregojë të vërtetën për luftën në Kosovë

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 10:08
Aleksander Vuçiq

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga përfundimi i luftës dhe Serbia akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Për me tepër regjimi serb, po vazhdon edhe sot e kësaj dite që t’i glorifikojë kriminelet e luftës.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se vetëm një pjesë e shoqërisë civile në Serbi, ka pasur guximin për të folur për të kaluarën.

Ai ka treguar edhe arsyet se pse shteti serb, refuzon t’i pranojë krimet e kryera përgjatë viteve të 90-ta.

Se shteti serb nuk pranon përgjegjësi për të kaluarën, e thotë edhe aktivisti i shoqërisë civile nga Beogradi, Marko Milosavljeviq.

Sipas tij regjimi aktual serb, e paraqet ndryshe te vërtetën për Kosovën.

Në Serbi nuk është çështja vetëm për luftën me Kosovën, por kryesisht mungesa e ballafaqimit më të kaluarën. Në Serbi lufta është paraqitur si diçka që është bërë për atdhe, dhe prandaj glorifikohen kriminelët dhe të akuzuarit për krime lufte. Krerët aktual shtetëror e kanë përgjegjësinë e tyre për se atë se çfarë po ndodh në Serbi. Dialogu ne Bruksel, ka dështuar t’i adresojë këto çështje kaq të rëndësishme” thotë ai.

Në marsin e vitin 1998, gjatë kohës së luftës në Kosovës, Aleksandar Vuçiq ishte emëruar si ministër i Informacionit duke udhëhequr kështu me propagandën e Serbisë në Kosovë.

Ai asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë nga ushtria serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat