Gjuriq: Me SHBA-të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, megjithëse nuk pajtohemi për Kosovën

Lajme

Gjuriq: Me SHBA-të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, megjithëse nuk pajtohemi për Kosovën

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:14
Marko Gjuriq në një pritje në rezidencën e ambasadorit serb në Uashington

Beogradi vlerëson “mbështetjen e SHBA për komunitetit serb të Kosovës dhe planifikon të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA në të gjitha fushat, pavarësisht dallimeve në lidhje me Kosovën”, ka deklaruar ambasadori serb në largim në Uashington, Marko Gjuriq.

Në një pritje në rezidencën e ambasadorit serb në Uashington, me rastin e Ditës së Shtetësisë serbe, Gjuriq ka thënë se mendimet e tij, edhe në momentin e festës, “janë me serbët e Kosovës të cilët janë nën represion dhe jetojnë në rrethana të vështira”.

“Ne vlerësojmë që qeveria amerikane mbështet komunitetin serb në Kosovë. Ne planifikojmë të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat, pavarësisht dallimeve në lidhje me Kosovën. E theksoj sepse miqtë flasin për gjëra të mira, por edhe për ato që nuk janë shumë të lehta”, ka thënë Gjuriq.

Në prani të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar, të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit në Beograd Christopher Hill, Gjuriq ka thënë se ndoshta po flet për herë të fundit në këtë mandat si ambasadori serb në Uashington, duke thënë se për të dhe familjen e tij ishte “një rrugëtim i pabesueshëm gati tre vjet e gjysmë”.

“I jam mirënjohës të gjithëve për miqësinë, mbështetjen dhe besimin në atë që kemi bërë së bashku. Sepse çdo miqësi që bëjmë është farë për marrëdhëniet e ardhshme mes vendeve tona. Kam pasur fatin të jem ambasador në kohën kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Serbisë po përparonin në shumë fusha”, është lavdëruar Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat