“Se qaj tra**n studio e kujt është”, përplasen ashpër Ermal Panduri e Lirim Mehmetaj: Mos bon pyetje palidhje, trus qaty

Lajme

“Se qaj tra**n studio e kujt është”, përplasen ashpër Ermal Panduri e Lirim Mehmetaj: Mos bon pyetje palidhje, trus qaty

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:21
Ermal Panduri dhe Lirim Mehmetaj

Moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri është përplasur ashpër me analistin Lirim Mehmetaj.

Gjithë përplasja nisi pas një pyetje të Pandurit në drejtim të Zijadin Selës, njërit prej udhëheqësve të Aleancës për Shqiptarët.

“A e keni tradhtuar ju Albinin?”, ishte pyetja e Pandurit.

“Mos bon pyetje palidhje”, i ështe drejtuar Mehmetaj, derisa Panduri i mllefosur vjen pranë tavolinës së tij duke i thënë “Mos më cilëso mua pyetje palidhje, bëj gazetari”.

Tutje debati vazhdon me Pandurin duke i thënë Mehmetajt “kush je ti më më gjyku mua në pyetje të mijat, trus…”

“Hera e parë e fundit që përdor asi lloj fjalë me mua, trus e pa trus te Manxhuka atje, mua jo, kurrë, ti asi lloj fjale me mua kurrë, hera e fundit, po s’qaj trapin unë studio e kujt është, hera e fundit”, ka përfunduar Mehmetaj me ton të ngitur të zërit.

Derisa Panduri ka vazhduar me pyetjet drejt mysafirit në studio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat