Vulin përsëri i quan me emër fyes shqiptarët

Lajme

Vulin përsëri i quan me emër fyes shqiptarët

Nga: F.B Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:17
Aleksandar Vulin

Nacionalisti dhe urrejtësi i madh i shqiptarëve, që i quante ata me një emër fyes dhe mbështetësi i idesë së botës serbe që është ide e njëjtë e ish-mësuesit të tij Millosheviç, se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet, që për pasojë pati luftërat në ish-Jugosllavi, Vulin ka deklaruar se "vetëm bota serbe mund të evitojë zgjerimin e “Shqipërisë së Madhe”".

Vulin vazhdimisht ka dal me idenë se perëndimi po lejon krijimin e Shqipërisë së Madhe, andaj serbët duhet të mbështesin idenë e botës serbe që nuk është asgjë pos Serbi e Madhe.

“Tanjug” ka publikuar një deklaratë të tij se “ Vetëm bota serbe mund të evitojë zgjerimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”, transmeton “Bota sot”.

“Vetëm krijimi i botës serbe dhe udhëheqja e politikës së guximshme dhe pavarur serbe mundet të ndalojë zgjerimin e Shqipërisë së Madhe”, ka deklaruar Vulin, kreu i deri paradokohshëm të Agjencisë Informative të Serbisë (BIA), themeluesi i Lëvizjes Socialiste.

Këtë deklaratë e ka bërë me rastin e njoftimeve lidhur me shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që ai e quan të shpallur njëanshëm dhe duke i quajtur përsëri me emër nënçmues edhe fyes shqiptarët.

"Në ditën e sotme shqiptarët e Kosovës me dëshirën e vetë dhe me vullnetin e NATO-së kanë shpall pavarësinë e Kosovës. Serbia asokohe në vitin 2008 ishte para dyerve të NATO-së plotësisht nën kontrollin e BE-së dhe në raportet më të këqija ndonjëherë me Kinën dhe Rusinë, në këmbim të plaçkitjes dhe privatizimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, tha Vulin.

Ai ka vlerësuar se “Shqipëria e Madhe” nuk do të ndalohet nga aleanca e NATO-së që e krijoi vetë, e serbët e Kosovës nuk do t'i ruajë BE që është përfshirë vetë në dëbimin e tyre, ka thënë Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat