Vuçiq flet për qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit: Është fëmija i tyre, sado...

Lajme

Vuçiq flet për qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit: Është fëmija i tyre, sado...

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 23:24
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për situatën në Kosovë dhe kryeministrin, Albin Kurti, të cilin po e sheh si ‘fëmijë të ndërkombëtarëve’.

”Është fëmija i tyre, sado të zemërohen me të, do ta përkëdhelin që ‘fëmija të flejë mirë në djep”, citohet të ketë deklaruar Vuçiq.

Tutje Vuçiq ka përsëritur se nuk do ta njeh shtetin e Kosovës.

“Të gjashtët ishin përballë meje në Bruksel. Unë u thashë ‘çdo gjë që thamë do ta përmbushim, nuk mund ta përmbushim atë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, atë që kam thënë edhe në Kuvendin Kombëtar, nuk kemi gënjyer kurrë askënd, përkatësisht: ne nuk mund ta përmbushim atë të integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë, institucionet dhe organizatat e OKB-së’, plotësuar, as nga ai apo ndonjë dokument tjetër, dhe asnjëherë nuk do ta përmbushim”.

Siç specifikohet tutje nga b92, me diskutime të tilla, Vuçiq deklaron se po i jepen Kurtit të Kosovës, fuqi dhe kjo po e dëmton Serbinë.

”Përmes këtyre diskutimeve që kemi këtu problemi është se ne po dëmtojmë veten dhe vendin tonë dhe po i japim Kurtit “municion” dhe këtë po bëjmë gjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat