A po vazhdon Vuçiq “të luajë” me BE – thotë do përmbush të gjitha kushtet, mirëpo veprimet e tij thonë të kundërtën!

Lajme

A po vazhdon Vuçiq “të luajë” me BE – thotë do përmbush të gjitha kushtet, mirëpo veprimet e tij thonë të kundërtën!

Nga: F.B. Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

“Do të mbroj dhe jem përherë në anën e serbëve të përndjekur, duhet të mbrojmë vatrat tona”, kështu ka deklaruar Vuçiç kur foli rreth Kosovës dhe “hapave të njëanshëm të Kurti”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Kemi pasur bisedë telefonike me Mishel për 50 minuta, biseda ishte e hapur dhe dobishme, për Kosovën, u përmend Banja, unë i thash jam fajtor pasi nuk vlen të nisesh e sqarosh rrethanat edhe rastin. Unë do mbështes përherë të përndjekurit, a jam fajtor për këtë, unë e di kush kërkon fajësi, nuk po paraqitem, nuk jam naiv, nuk ka problem godit ku duhet pa marr parasysh çka dua edhe çka bën ata djem. Mendoj se Evropa duhet shikoj interesat staregjike dhe të ofroj diçka për Serbinë” tha Vuçiç.

Duhet të kërkojmë mbrojtje të vatrave dhe vendit në harmoni me Kushtetutën e Serbisë” ka deklaruar ai.

“Kosova është evlati i tyre, sado që mund të hidhërohen në te, do ta përkëdhelin ashtu që ‘fëmija të fle mirë në luhatëse” tha Vuçiç duke fol për situatën rreth Kosovës dhe Kurtit.

Në takimin në Bruksel përballa meje ishin ata 6, ju kam thënë ‘çdo gjë që kemi thënë do ta zbatojmë dhe plotësojmë, por nuk mund të zbatojmë atë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, gjë që e kam thënë edhe në Kuvendin e Serbisë, kurrë askënd nuk e kemi gënjyer e kjo është : nuk mund të zbatojmë kërkesën për integritetin e Kosovës, për OKB dhe anëtarësimin në agjenci e institucione të OKB-së" tha Vuçiç.

Iu kam thënë çka nuk mund të zbatojmë dhe çka mundemi, kësaj i përmbahemi, ne disa pjesë kemi nis të zbatojmë, Prishtina nuk ka zbatuar asgjë, as nga kjo as nga letrat tjera dhe nuk do zbatojë asnjëherë” tha Vuçiç.

Lidhur me situatën në Serbi ai tha “ se me debatet që bëhen këtu, i krijojmë probleme vendit tonë dhe i japim municion e material Kurtit, këtë po bëjmë vazhdimisht, po çfarë të bëjë, dikush lajkaton edhe për të keq të Serbisë veç për të dëmtuar Vuçiçin sepse këtë e kanë qëllim, në vend të ndihmojnë e bëjnë mirë pët vendin” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat