Polici që u suImua prej Lushtakëve në Drenicë përballet me ta në gjykatë

Lajme

Polici që u suImua prej Lushtakëve në Drenicë përballet me ta në gjykatë

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:13
Enver Berisha

Nuerdin Lushtaku, ish nën-kryetar i Skenderajt së bashku me dy vëllezërit e tij dolën para gjykatës. Ata u përballën me policin Enver Berisha, të cilin sipas aktakuzës e kishin rrahur, më 2 korrik të vitit 2022.

Sipas Aktakuzës ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit më 2 korrik 2022 rreth orës 23:45 minuta, në Skenderaj, saktësisht në rrugën “Fadil Rrustemi” së bashku kanë sulmuar personin zyrtar, që ka qenë në kryerje të detyrave zyrtare, dhe atë policët Enver Berisha dhe Mërgim Geci.

Sipas kërkesës fillimisht policët kanë ndalë në komunikacion djalin e të dyshuarin Nuredin Lushtaku, dëshmitarin Arbër Lushtakun të cilit i kanë shqiptuar një tiketë për shkak të mosvënies së rripit të sigurisë.

Polici Berisha kishte kërkuar me telefon nga kolegët e tij që t’i sillnin tiketa, meqë i njëjti nuk i kishte pasur në posedim.

Pas kësaj, sipas kërkesës dëshmitari e ka thirr në telefon prindin e tij Nuredin Lushtaku i cili kishte shkuar menjëherë së bashku me dy vëllezërit e tij Faton e Arif Lushtaku, ku kanë filluar të fjalosen me policët Enver Berisha dhe Mërgim Geci.

E se si ishte sulmuar polici Berisha, tregoi në detaje në këtë seancë.

Video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat