Edhe AFP shkruan për gjelin e famshëm të Kosovës që zgjat këngën deri në 90 sekonda

Lajme

Edhe AFP shkruan për gjelin e famshëm të Kosovës që zgjat këngën deri në 90 sekonda

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:50
Gjeli i Kosovës

Gjeli i Kosovës që zgjat këngën e tij deri në 90 sekonda pa e ndalë ka marrë vëmendjen edhe të agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Aty është publikuar një storie e shkurtë për gjelin dhe pronarin e tij, Fevzi Aliu.

“Fevzi Aliu, një fermer në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka në mesin e kafshëve nën kujdesin e tij disa ekzemplarë të një specie unike vendase".

 

"I njohur si ‘Këngëgjati i Kosovës’, këta gjela kryesisht me pendë të zeza mund të lëshojnë zërin e tyre të ngjirur për gati 90 sekonda pa u ndalë”, shkruan AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat