Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

Lajme

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:04
Arbana Xharra dhe Enes Goga

Gazetarja Arbana Xharra ka njoftuar se ka fituar betejën ligjore kundër kryeimamit, Enes Goga.

Ajo përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se ky vendim nënkupton jo veç fitore personale por një dëshmi e rëndësisë më të gjerë për gazetarët që hetojnë rastet e radikalizmit në rajon.

“Të nderuar kolegë dhe miq, Kam kënaqësinë t’ju informoj se padia e iniciuar nga Imam Enes Goga si kundër meje ashtu edhe ndaj botimit të nderuar Zëri, është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Paditësi ka kërkuar dëmshpërblim prej 40 mijë eurosh për shkak të shpifjes.

Ky vendim nënkupton jo vetëm një fitore personale, por gjithashtu është një dëshmi e rëndësisë më të gjerë për gazetarët që hetojnë dhe ekspozojnë me zell raste të radikalizmit fetar në rajonin e Kosovës”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat