Stojkoviq: Serbët nga Kosova abuzohen nga regjimi i Beogradit

Lajme

Stojkoviq: Serbët nga Kosova abuzohen nga regjimi i Beogradit

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 22:55
Çedomir Stojkoviç

Pas publikimit të një videoje të siguruar nga RTK, ku shihet Millan Radoiçiqi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, duke grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriq, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut, ka reaguar Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq.

Ai ka shkruar në platformën ‘X’, se kjo është tabloja më e mirë e situatës dhe ku gjenden serbët nga Kosova, të cilët abuzohen nga regjimi në Beograd.

“Çdo serb që jeton në veri të Kosovës e ka të ndaluar të shprehë mendimin e tij dhe nëse e thotë aty ku nuk ka rëndësi: këtë lloj trajtimi e merr nga lideri i organizatës paraushtarake apo persona të tjerë nën kontrollin e Aleksandër Vuçiqit”, tha ai,

Sipas tij, ata serbë nga veriu i Kosovës që shprehin mendimin e tyre aty ku ka rëndësi, kalojnë si Oliver Ivanoviq, një lider politik i pavarur i serbëve të Kosovës, i cili u vra në vitin 2018 pasi kanali televiziv i regjimit ‘Pink’ në pronësi të Zheljko Mitroviç organizoi një fushatë linquese kundër tij.

“Regjimi i Aleksandër Vuçiqit u privoi serbëve nga veriu i Kosovës lirinë e mendimit dhe të shprehjes përmes frikësimit dhe keqtrajtimit, dhe ua ndaloi të përdorin të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre politike – sepse të gjitha këto liri u hiqen nga këto dhe rrahje të tjera. nga krerët e grupeve paraushtarake nën kontrollin e Aleksandër Vuçiqit. Aleksandër Vuçiq e bën këtë që t’i thotë komunitetit ndërkombëtar: “Serbët nga veriu i Kosovës duan kryengritje të armatosur, dhe unë jam i vetmi që e pengoj atë”, tha ai.

Duke shtuar se në realitet, serbët nga veriu i Kosovës do të kishin rënë dakord me qeverinë e Kosovës në 5 minuta për të gjitha çështjet e rëndësishme për jetën e tyre dhe do të merrnin investime nga perëndimi mjaftueshëm për një standard të mirë, por me këtë lloj frikësimi, regjimi i Aleksandër Vuçiq ua ndalon këtë.

“Mund ta imagjinoni sesi shokët dhe këlyshët e Aleksandër Vuçiqit abuzojnë me serbët nga veriu i Kosovës kur kamerat nuk janë ndezur. Ashtu siç “nuk ishin ndezur” kamerat gjatë vrasjes së Oliver Ivanoviqit edhe pse ishin në vend”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat