Aleksandër Spiriq mohon grushtet e Radojçiqit, zhduket nga Mitrovica

Lajme

Aleksandër Spiriq mohon grushtet e Radojçiqit, zhduket nga Mitrovica

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:59
Milan Radoiçiq duke grushtuar Aleksandër Spiriq

Nga një restaurant me të njëjtin emër, në pronësi të Milan Radojciq, por në territorin e Serbisë respektivisht zonën malore të Kopaunik, RTK publikoi një video duke u sulmuar brutalisht ish-kryetari i Komunës paralele të Mitrovicës Veriore, Aleksandër Spiriq.

Sulmuesi, është hiq më pak se Milan Radojciq, krimineli i futur në listën e zezë të SHBA-ve e Britanisë së Madhe, që kontrollonte veriun.

Videoja, ka konfirmuar raportimet e televizionit të shtatorit të kaluar, që kishin konfirmuar rrahjen brutale të Spiriq-it nga ana e Radojqiç-it.

Por Spiriq, e ka mohuar që është ai viktima në videon e publikuar nga RTK.

Ndonëse në atë periudhë ishte banor i Kosovës, nga Drejtoria e Policisë në Mitrovicën e Veriut e konfirmuan që i njëjti nuk kishte paraqitur rast të ushtrimit të dhunës mbi të.

Me komunikimet që televizioni ka pasur me burime nga veriu i vendit, ata kanë treguar që Spiriq nuk është parë më në Kosovë që nga shkarkimi i tij.

Aleksandër Spiriq kishte udhëhequr me komunën e Mitrovicës Veriore ilegale, që objektin e ka prapa nesh nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Shkarkimi i Aleksander Spiriq-it nga pozita e kryetarit të Komunës paralele të Mitrovicës Veriore kishte ndodhur pak ditë pasi i njëjti ishte rrahur brutalisht nga udhëheqësi i grupit terrorist në Banjskë, Milan Rajdojciq.

E ky me gjasë nuk ka qenë rasti i vetëm që Radojciq ka ushtruar dhunë mbi qytetarët me pozita të ndryshme në Veri të Kosovës.

Ish-hetuesi policor që ka funksionuar në veri të vendit përmend raste të tilla.

“Ka raste të tjera, kryetari  i Sindikatës së Arsimit që e organizon një grevë, po i njëjti person i shtën me armë zjarri rreth e rreth këmbeve me frikësu që kolektivi mos me bojkotu ndërrimin e një drejtori të shkollës e që ka qenë urdhër i Ministrisë së Arsimit në Serbi”, ka thënë Murat Mehmeti – ish-hetues policor.

Radojçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht se mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, shtatorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat