Pyetet se a kish mujtë me rreh Chuk Norrisin? Bekë Berisha tregon se Putinit ia kish “dhënë veshët në dorë”, por Chuck Norrisin…

Lajme

Pyetet se a kish mujtë me rreh Chuk Norrisin? Bekë Berisha tregon se Putinit ia kish “dhënë veshët në dorë”, por Chuck Norrisin…

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 23:01
Bekë Berisha

Deputeti Bekë Berisha në humor është pyetur se a mund ta rrahte Chuck Norrisin, por deputeti ka dhënë përgjigje duke thënë se e admiron atë, por që njëjtë nuk është shprehur edhe për presidentin rus Vladimir Putin.

“Unë e kam përcjellë karrierën e Chuck Nurrisit. Chuck Nurrisi është i vërtetë edhe si artist, po edhe si personalitet, është njohës i mirë i Arteve Marciale, edhe tash ai është n’moshë edhe nuk muj me dhanë kso përgjegje.

Domethanë me pa kanë ai… Njiherë më patën vetë për Putinin për ata kisha ditë çka me thane. Po për Chuck Nurrisin ky është amerikan.

Unë këta e kam adhuru Chuck Nurrisin si i ri n’filma e n’ato lëvizjet e bile o kanë motiv për mu edhe për me shku n’stërvitje me me msu karatenë.Putinit ja kisha dha veshtë n’dorë kom pa thanë njiherë. Putinin e kisha rrehë domethanë dej n’vdekje, kështu e kisha rrehë”, ka thënë deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat