Presheva me kërkesë për degën e gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit

Lajme

Presheva me kërkesë për degën e gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën te Universiteti i Beogradit, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Në postimin e tij në facebook, thuhet se kërkesa iu është dorëzuar edhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

“Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot përmes një shkrese iu drejtova Universitetit të Beogradit-Fakultetit Filologjik, Katedrës së Albanologjisë, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Me kërkesë të njëjtë iu drejtova dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

Përveç kësaj kërkova edhe takim për t'i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë.

Përveç kësaj, hapja e kësaj dege përbën interes edhe për qytetet e rajonit të cilat janë afër Preshevës e që nuk e kanë këtë fakultet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat