​Forcat speciale policore të Vuçiqit dhe Dodikut ushtrojnë në qytetin ku Radoiçiq ka blerë një minierë

Lajme

​Forcat speciale policore të Vuçiqit dhe Dodikut ushtrojnë në qytetin ku Radoiçiq ka blerë një minierë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 10:26
Stërvitja konsistoi në uljen e zhytësve nga helikopteri në fluturim në sipërfaqen ujore të liqenit

Forcat speciale të Republikës Srbska dhe të Serbisë kanë organizuar një stërvitje të përbashkët në liqenin afër qytetit Mrkonjic-grad, qytet ky ku sipas burimeve të Kp, i kërkuari i Interpol-it dhe i sanksionuari i ShBA-së dhe BE-së, Milan Radoiçiq ka blerë një minierë, drejtor të së cilës ka emëruar Aleksandër Jevremoviqin.

Stërvitja konsistoi në uljen e zhytësve nga helikopteri në fluturim në sipërfaqen ujore të liqenit, mbështetjen me zjarr të çiftit snajper-vëzhgues nga helikopteri dhe sulmin e ekipit të ndërhyrjes me motobarka ndaj mjetit lundrues, shkruan portali Slobodna Bosna.

"Në përputhje me bashkëpunimin ndërkombëtar të dakorduar ndërmjet MPB-së së Republikës Serpska dhe MPB-së së Republikës së Serbisë, dhe me qëllim të ngritjes së nivelit operacional të ekipeve të zhytësve të Njësisë Speciale Antiterroriste të MPB-së së Republikës Srpska dhe Njësiteve Speciale Antiterroriste dhe Njësiteve Zhytëse të Xhandarmërisë së MPB-së së Republikës së Serbisë, është realizuar 'Trajnimi i zhytjeve në kushte dimërore në lumenjtë e shpejtë'", deklaruan nga Ministria e Punëve të Brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, përkatësisht entiteti Repunlika Srbska.

Sipas raportimeve, bazuar në programin e trajnimit, anëtarët e NSA (Njësia speciale antiterroriste) të Republikës Srpska, ekipi i zhytësve, në bashkëpunim me Njësinë e helikopterëve dhe me anëtarët e ekipit të zhytësve NSA dhe zhytësit e Njësitit të Xhandarmërisë së Serbisë në zonën e liqenit Boçac, komuna Mrkonjiq Grad kanë realizuar stërvitjen taktike-demonstruese “Zgjidhja e situatës së krizës në mjet lundrues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat