Vuçiq takohet me Orbanin, flasin për situatën në Kosovë

Lajme

Vuçiq takohet me Orbanin, flasin për situatën në Kosovë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:11
Foto nga takimi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq priti kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Me të diskutoi për situatën në Kosovë si dhe për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Vuçiq deklaroi përmes profilit të Instagramit se kohët e vështira dhe pyetjet serioze janë gjithmonë më të lehta kur i ndani me partnerë dhe miq të sinqertë.

“Prandaj jam gjithmonë me kënaqësi të veçantë që mirëpres Viktor Orbanin, me të cilin kam shkëmbyer mendime për temat aktuale sot, nga situata në Kosovë, përmes planeve për rritjen ekonomike dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në për përparimin e projekteve të përbashkëta, bashkëpunimin dhe lidhjen e Serbisë dhe Hungarisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat