Limaj publikon fotografi me vajzën e tij të vogël e veshur me uniformë të UÇK-së

Lajme

Limaj publikon fotografi me vajzën e tij të vogël e veshur me uniformë të UÇK-së

Më: 3 mars 2024 Në ora: 11:51
Fatmir Limaj me vajzën e tij të vogël

Kreu i partisë NISMA, Fatmir Limaj, ka ndarë një fotografi me vajzën e tij të vogël, e veshur me uniformën e UÇK-së.

“Në këtë të dielë, vajza ime e vogël Sina zgjodhi të veshë uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në postimin e publikuar krahas fotografisë.

Postimi i plotë:

Në këtë të dielë, vajza ime e vogël Sina zgjodhi të veshë uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke përcjellë në breza krenarinë për trashëgiminë tonë të lavdishme, ne nderojmë të kaluarën dhe sigurojmë të ardhmën.

Paçit vikend të qetë dhe të këndshëm ju dhe familjet e juaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat