Arrestohet një i dyshuar për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme

Arrestohet një i dyshuar për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Më: 4 mars 2024 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një burrë, shtetas serb, i dyshuar për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Ai dyshohet se ka kryer dhunë seksuale gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

“I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë”, njofton policia.

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat