Kryeministri prorus sllovak që tha se s’e njeh Kosovën, ka një paralajmërim për Serbinë

Lajme

Kryeministri prorus sllovak që tha se s’e njeh Kosovën, ka një paralajmërim për Serbinë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 16:27
Robert Fico, Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka deklaruar të enjten Serbia duhet ta ketë parasysh se BE  do t’ia frenojë rrugën e integrimeve me Kosovën.

Duke komentuar rreth planeve të BE’së për ta bërë kusht për Serbinë marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit në negociatat e saj me BE’në , Fico ka thënë se “Serbia duhet të llogarisë në faktin që tema e Kosovës do të përdoret si frenim kur bëhet fjalë për negociatat me Serbinë për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian”.

Kryeministri prorus sllovak ka akuzuar BE’në  se po i fton për anëtarësim vendet që s’janë të gatshme politikisht për t’u bërë anëtar, ndërsa po refuzohen politikisht  vendet që tregojnë një shkallë të lartë gatishmërie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat