Gjuriq: Kurti nuk po përballet me sanksione nga Perëndimi

Lajme

Gjuriq: Kurti nuk po përballet me sanksione nga Perëndimi

Më: 8 mars 2024 Në ora: 11:15
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi ka kohë që e ka vënë në dukje faktin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pjesë e problemit, jo pjesë e zgjidhjes, si dhe se ai vazhdon të shkaktojë kriza akute çdo disa javë, sepse nuk përballet me pasoja dhe sanksione adekuate për veprimet e tij, shkruan Politika.

Gjuriq ka thënë për gazetën “Politika” se Beogradi hedh çdo ditë në nivele të ndryshme aktivitetet destabilizuese të Qeverisë në Prishtinë, i cili në mënyrë sistematike shkel të drejtat individuale dhe kolektive njerëzore, ekonomike dhe politike të komuniteteve joshumicë në Kosovë, veçanërisht të serbëve.

“Regjimi etno-nacionalist i Kurtit po minon gjithçka në të cilën bashkësia ndërkombëtare ka investuar dhjetëra miliarda dollarë gjatë disa dekadave”, tha Gjuriq.

Sipas tij, edhe pse përgjegjësia parësore për dialogun është e Bashkimit Evropian, aplikimi i mekanizmit të sanksioneve në dispozicion të BE-së dhe SHBA-së do të vepronte në mënyrë të dobishme si pengues nga lëvizjet e reja të njëanshme dhe do të kthente fokusin në procesin e dialogut.

“Dëshiroj t’ju kujtoj faktin se kryetarja e grupit serb në Kongres, kongresmenja Klaudija Teni, ka dorëzuar një projektligj që pezullon të gjithë bashkëpunimin me Kosovën derisa Kurti të tërheqë forcat e tij nga Veriu i Kosovës, të ndalojë persekutimin e serbëve dhe formon Asociacionin”, tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat