​Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në Severna Brigadën dhe në Listën Srbska

Lajme

​Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në Severna Brigadën dhe në Listën Srbska

Më: 8 mars 2024 Në ora: 11:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Timonic, është djegur mbrëmë gjatë natës.

Vetë Timonic ka thënë për KosovaPress se demi është i madh, derisa ka shtuar se dyshon në Listën Srbska dhe në të ashtuquajturën 'Severna Brigada', pasi siç tha ajo, kanë politika të kundërta.

"Dyshoj në ‘Severna Brigada’ dhe në Listën Srbska se e kanë kryer këtë akt. Kjo për faktin se unë jam e punësuar në një institucion të Republikës të Kosovës, ku politikat tona janë në kundërshtim me atë të tyre”, tha ajo.

Timonic ka bërë të ditur se zjarri në lokalin e saj ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate me koktej molotovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat