Lista Serbe ankohet dhe kërkon nga EULEX e KFOR- të reagojnë në ndalimin e eksodit të serbëve

Lajme

Lista Serbe ankohet dhe kërkon nga EULEX e KFOR- të reagojnë në ndalimin e eksodit të serbëve

Nga: F.B. Më: 10 mars 2024 Në ora: 09:52
Lista Serbe

Pas incidentit që ndodhi në Biti të ultë, Lista Serbe i ka kërkuar “EULEX-it dhe KFOR-it si organizata ndërkombëtare të obliguara për paqe edhe siguri në Kosovë që në përputhje me mandatin e vetë parandalues të veproj në evitimin e përndjekjes së popullit serb, pasi përvoja mëson se institucionet e Kosovës sikur deri tash nuk do bëjnë asgjë”, shkruan “Pink” transmeton “Bota Sot”.

Sipas kumtesës nga LS “Koha e kumtesave ka kaluar nevojitet aksion me kohë që duhet ndaloj eksodin e serbëve”, ky reagim vjen pas njoftimit se një person me nacionalitet shqiptar ka shtënë me revole drejt shtëpisë së Svetislav Stojkoviçit dhe ka vendos një kurorë në shtëpinë e tij.

Ky incident o paprovokuar sipas LS ka ngjallë shqetësim tek banorët e komunës së Shterpcës, që ende i kanë të freskëta kujtimet nga plagosja e të riut serb nga pjesëtari i FSK në ditën e festës, thuhet në kumtesë.

LS thekson se sulmi ndaj të riut Stefan e Milosh nga pjesëtari i FSK nuk është dënuar, andaj nuk besojnë se as ky incident të dënohet apo sanksionohet, duke krijuar përshtypje se as sulmet me armë ndaj serbëve nuk jep kush përgjegjësi.

Ky është presion ndaj banorëve serb të kësaj ane dhe incident me pasoja direkt në narrativën kundër-serbe të regjimit të Kurtit, institucionet e të cilit secilën ditë shkelin të drejtat e serbëve dhe ju japin shembull ekstremistëve se mund të sillen kështu me ta, thekson LS .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat