Vuçiq takohet me Hill-in, zbardhen detaje nga diskutimet

Lajme

Vuçiq takohet me Hill-in, zbardhen detaje nga diskutimet

Më: 11 mars 2024 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.

 Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq dha detaje nga takimi me Hill-in, ku temë diskutimi ishte edhe Kosova.

“Bisedë e hapur me ambasadorin amerikan Christopher Hill, për pozitën e serbëve në Kosovë, një situatë e komplikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve tona”, ka njoftuar sot në llogarinë e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat