Kryespiuni i ushtrisë serbe: Jetojmë për ditën kur trengjyrëshi serb do të valëvitet në tërë Kosovën

Lajme

Kryespiuni i ushtrisë serbe: Jetojmë për ditën kur trengjyrëshi serb do të valëvitet në tërë Kosovën

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:24
Zoran Stojkoviq

“Veprimet e organeve kosovare ende paraqesin kërcënimin më të madh të sigurisë për Serbinë dhe serbët e Kosovës”, ka thënë drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake serbe (AIU), gjeneralmajori Zoran Stojkoviq, duke shtuar se AIU  investon shumë kohë dhe energji në mbledhjen e informacioneve për “faktorin gjithnjë e më agresiv shqiptar”, raportojnë mediat serbe.

Stojkoviq ka pretenduar se “edhe pse strukturat e sigurisë së Kosovës nuk paraqesin një sfidë të madhe për ushtrinë serbe, pajisja e vazhdueshme e tyre me armë moderne dhe trajnimi që bëjnë pjesëtarët e këtyre formacioneve tregojnë se ky kërcënim do të jetë prezent në periudhën e ardhshme”.

“Duke marrë parasysh praninë e huaj, mbylljen tradicionale të komuniteteve shqiptare, si dhe përshkallëzimin më serioz të situatës së sigurisë që nga dëbimi i popullatës serbe në vitin 2004, ne kemi angazhuar burime të konsiderueshme të inteligjencës në këtë zonë. Çdo ditë është gjithnjë e më e vështirë për popullatën serbe, pasi strategjia bazë e Prishtinës po ngre vazhdimisht tensione dhe po krijon kushte për Kosovën etnikisht të pastër, gjë që Republika e Serbisë nuk do ta lejojë kurrë”, ka thënë kryespiuni i ushtrisë serbe.

Stojkoviq gjithashtu ka pretenduar se nuk ka vend në shërbimin e tij për njerëzit që, sipas fjalëve të tij, “nuk e mbajnë Kosovën dhe Metohinë në zemër dhe që nuk jetojnë për ditën kur trengjyrëshi serb do të valëvitet në të tërë krahinën jugore serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat