Arsenijeviqi i ankohet Escobarit për çështjen e dinarit

Lajme

Arsenijeviqi i ankohet Escobarit për çështjen e dinarit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 20:45
Aleksandar Arsenijeviq, Gabriel Escobar

I dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar të mërkurën me kreun e partisë Srpska Demokratija, Aleksandar Arsenijeviq, me të cilin u tha se kanë biseduar mbi çështjet tatimore në Kosovës.

Sipas kësaj partie, vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin është “shfuqizim i institucioneve serbe”, duke shtuar se kjo nënkupton edhe shkelje të frymës së marrëveshjes.

“Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës në thelb është shfuqizimi i institucioneve serbe pa alternativë, pra shkelje e frymës së marrëveshjes. Ne theksuam se deklarimi i z.Kurti për kthimin e tokave të Manastirit të Deçanit është vetëm mënyrë t’u falur nga SHBA-ja”, thuhet në reagimin në Facebook.

Partia serbe ne Kosovë ka theksuar se ekziston rreziku i taksimit të dyfishtë të serbëve lokalë “pasi çdo banor duhet të paguajë tatimin mbi të ardhurat që i merr”.

“Nga njëra anë, ligji thotë se njerëzit mund të lirohen nga taksat nese marrin para nga qeveritë tjera, por me kusht që ato institucione apo agjenci të atyre qeverive të jenë të regjistruara në Kosovë. Ne e dimë që institucionet serbe janë parë si të paligjshme dhe se ato nuk janë të regjistruara”, ka shkruar Srpska Demokratija.

Takimin me Escobarin, Arsenijeviq e ka cilësuar produktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat