Vdekja e Ragip Jasharit, Lushtaku: Një prej burrave më të veçantë e luftëtar lirie

Lajme

Vdekja e Ragip Jasharit, Lushtaku: Një prej burrave më të veçantë e luftëtar lirie

Më: 14 mars 2024 Në ora: 10:08
Ragip Jashari

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së bashkëluftëtarit si dhe njëherazi kushëririt të tij, Ragip Jashari.

Lushtaku tha se Ragipi ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit e kushëririt, Ragip Jashari.  Ai ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe dashamirëve! Pushoftë në paqe!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat