Vulin përdor përsëri termin fyes për shqiptarët: QUINT do të kërkojë nga Beogradi të bëjë diçka si rikthim

Lajme

Vulin përdor përsëri termin fyes për shqiptarët: QUINT do të kërkojë nga Beogradi të bëjë diçka si rikthim

Nga: F.B. Më: 14 mars 2024 Në ora: 12:20
Aleksandar Vulin

Ish kreu i BIA-së serbe dhe Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin pas vendimit nga qeveria e Kosovës për të regjistruar tokën e manastirit të Deçanit, sipas tij me urdhrin e Kuintit, ka shtruar pyetjen se po mendojnë se nuk kuptojmë dhe jemi të marr për lojërat e tyre, shkruan “Politika” transmeton “Bota sot”.

"Kuinti triumfoi ndaj Kurtit, pas vetëm 8 viteve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që toka që i takonte manastirit Deçan me shekuj të regjistrohet nga Agjencia kadastrale dhe pas kësaj fitore nga Kuinti ata do kërkojnë nga Beogradi të bëjë diçka në rikthim, po këtë për 8 ditë për të qetësuar Kurtin e hidhëruar dhe shqiptarët e lënduar (prapë përdor termin fyes)”, tha Vulin në faqen e partisë së vetë.

Ai theksoi se “nuk është sekret se serbët nuk janë të përkëdhelurit e BE-së dhe mendojnë se nuk jemi të vlefshëm  për respektin dhe vëmendjen e tyre".

"Por, për mua, nuk mbetet sekret pse mendojnë se ne jemi më pak të mençur dhe nuk kuptojmë lojërat e tyre poshtëruese dhe të marra, serb çka nuk keni të qartë?” tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat