Ky është i riu që u arrestua nga Antidroga në Prizren, përfundon në ndalim policor

Lajme

Ky është i riu që u arrestua nga Antidroga në Prizren, përfundon në ndalim policor

Më: 15 mars 2024 Në ora: 09:08
Ilustrim

Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës i zhvilluar mbrëmë në Komunën e Prizrenit, rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar dhe sekuestrimin e një sasie të substancave narkotike.

I riu që ra në prangat e Policisë tashmë ndodhet në ndalim policor.

23-vjeçari i arrestuar për shitblerje të drogës është Kreshnik Thaqi.

Thaqi është kapur në flagrancë nga zyrtarët policorë me një sasi të marihuanës, të ndarë në dhjetëra doza që janë sekuestruar si prova materiale.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Pasi situata është vënë nën kontroll, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit, nën dyshimet për shitblerje të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat