Vulin sulmon ashpër Borrellin dhe BE-në

Lajme

Vulin sulmon ashpër Borrellin dhe BE-në

Nga: F.B. Më: 19 mars 2024 Në ora: 10:09
Aleksandar Vulin

Ish kreu i BIA-së serbe dhe themeluesi i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, ka reaguar në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Borrell rreth nevojës së domosdoshme dhe kohës së fundit për zbatimin e marrëveshjeve se ”letra” e Ohrit (si q quan ai marrëveshjen) “obligon Beogradin aq sa BE respekton marrëveshjen e Brukselit dhe rezolutën 1244, asgjë më pak”, shkruan “Pink” transmeton “Bota Sot”.

Ky mbase mund të jetë akuza më e drejtpërdrejt dhe e hapur e strukturave politike serbe ndaj qëndrimit zyrtar të BE-së rreth dialogut dhe obligimeve që kanë palët në dialog një vit pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë.

Por, për habi të opinionit, kjo nuk është hera e parë që zyrtar ose ish zyrtar serb flasin me këtë ton ndaj BE-së dhe qëndrimeve zyrtare të BE-së, aq më parë nga politikan të sanksionuar dhe të anatemuar në një formë si është Vulin, që vazhdimisht pas detyrimit të largimit nga BIA, ka këtë gjuhë dhe këtë lloj reagimi dhe gjuhe urrejtje.

Duke reaguar ndaj Borrell ai u shpreh se “Borell nuk u kujtua që të shpreh ngushëllime viktimave të përndjekjes së marsit, por u kujtua të kërkoj zbatimin e letrës nga Ohri, që Beogradin nuk e obligon”.

“Letra e Ohrit, Beogradin e obligon aq sa BE-në të respektoj rezolutën apo marrëveshjen e Brukselit asgjë më pak. Serbia duhet ndaloj ql të i dëshmohet BE-së, ata na kanë gënjyer, jo ne ata, BE duhet tregoj se fjala e tyre vlen”, tha Vulin.

“Përderisa kjo të ndodhë, gënjejeni Ukrainën se është mirë vazhdimi i luftës dhe vdekja e fëmijëve evropian, gënjejeni Ukrainën apo dike që ju njeh më pak, ne nuk mundeni më”, tha ai.

Ky reagim nuk do kishte ndonjë peshë të madhe politike, nëse brenda në te mos të kishte edhe qëndrime që aktualisht mban presidenti i Serbisë, andaj është koha e fundit që perëndimi të kuptojë politikën dyfytyrëshe serbe, që zbaton atë që konvenon dhe shmang ato për të cilat ka dhënë pëlqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat