“Nuk ka pastrim etnik të serbëve në Kosovë” – Gazetari serb, Radomir Dimiq godet Vuçiqin

Lajme

“Nuk ka pastrim etnik të serbëve në Kosovë” – Gazetari serb, Radomir Dimiq godet Vuçiqin

Më: 20 mars 2024 Në ora: 20:26
Aleksander Vuçiq

Gazetari serb, Radomir Dimiq në emisionin “Raport” ka komentuar një deklaratë të Vuçiqit se Qeveria e Kosovës po bënë pastrik të serbëve në Kosovë.

Sipas tij, kjo nuk është duke ndodhur dhe nuk ka pastrim të serbëve në Kosovë, raporton Gazeta10.

“Unë jam kundër kësaj teze, nuk ka pastrim të serbëve në Kosovë, nëse ka bërë pastrim të serbëve në Kosovë atëherë ka bërë regjimi i egër i Millosheviqit”, tha ai.

Gazetari thekson se ai nuk ndihet tradhëtar ndaj Serbisë nëse thotë se është shpallë pavarësia e Kosovës sepse është realiteti.

Dimiq shton se nëse ai është tradhtar sipas Vuçiqit, edhe Lista Serbe është e njejtë pasi është betuar në Kushtetutën e Kosovës në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat