Kandiq: Autoritetet serbe fajësojnë NATO-n për të mbuluar krimet e veta

Lajme

Kandiq: Autoritetet serbe fajësojnë NATO-n për të mbuluar krimet e veta

Më: 23 mars 2024 Në ora: 16:09
Natasha Kandiq

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duke akuzuar NATO-në për agresion, të gjitha autoritetet në Serbi kanë vetëm një qëllim, të mbulojnë krimet në Kosovë.

Kandiq në një postim në platformën sociale ‘X’, ka shkruar se  Ushtria e Jugosllavisë dhe policia e Serbisë, për 78 ditë bombardime të NATO-s,  kanë vrarë 7 mijë civil.

“Duke akuzuar NATO-n për "agresion", të gjitha autoritetet në Serbi kanë një qëllim - të mbulojnë krimet në Kosovë të kryera nga UJ-ja dhe MPB-ja e RS-së:

7000 civilë u vranë në 78 ditë”, ka shkruar Kandiq në ‘X’.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat