Vuçiq vazhdon me ankesa dhe akuza: Kosova nën sanksione e merr anëtarësimin në Kuvendit Parlamentar të NATO-s

Lajme

Vuçiq vazhdon me ankesa dhe akuza: Kosova nën sanksione e merr anëtarësimin në Kuvendit Parlamentar të NATO-s

Nga: F.B. Më: 25 mars 2024 Në ora: 10:30
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i pyetur të komentoj pranimin e Kosovës si anëtar i bashkuar i Kuvendit Parlamentar të NATO-s dhe paralajmërimin se mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, tha se “ajo është nën ‘sanksione të rënda’ e ndërkohë pranohet në Kuvendin Parlamentar të NATO-s dhe mund bëhet anëtare e KE”, duke akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se po punojnë se bashku me Kosovën, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

“Sanksione në të cilat ju jepet liberalizimi i vizave, anëtarit të bashkuar të Kuvendit Parlamentar të NATO-s, që është një shkallë më lartë se ku ishin dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës – të rënda këto sanksione” - tha Vuçiç për gazetarët gjatë qëndrimit në Kurshumli.

Si dihet BE kishte vendos sanksione ndaj Kosovës në qershorin e shkuar për shkak të mosbashkëpunimit dhe ndërmarrjes së masave për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Sipas vlerësimit të rij “gjithë kohën ata (bashkësia ndërkombëtare) kanë bashkëpunuar së bashku si ekip”, përkatësisht vetëm kanë luajtur rolin e “policit të mirë dhe policit të keq”.

Duke fol për pranimin si anëtar i bashkangjitur i Kuvendit Parlamentar të NATO-s pikërisht në 25 vjetorin e bombardimeve dhe agresionit ndaj SRJ, Vuçiç vlerësoi se “ata i duan datat e këtilla”.

“Për këtë shkak këta të mjerët tanë dorëzuan Millosheviçin pikërisht në Kërshëndella, për këtë shkak sot kanë marr vendim që Kosova të pranohet në Kuvendin Parlamentar të NATO-s, përsëri për këtë do zgjedhin ndonjë ditë kur do ta pranojnë në Këshillin e Evropës” - tha Vuçiç, që vazhdimisht sulmon opozitën edhe bashkësinë ndërkombëtare në secilin adresim edhe për gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat