Llatinoviq: Procesi i heshtur i cili paralajmëron që Aleanca është e gatshme ta pranojë Kosovën

Lajme

Llatinoviq: Procesi i heshtur i cili paralajmëron që Aleanca është e gatshme ta pranojë Kosovën

Më: 25 mars 2024 Në ora: 14:57
Branka Llatinoviq

Ish-ambasadorja e Serbisë në OSBE, Branka Llatinoviq, ka deklaruar se vendimi i Komitetit Drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për ngritjen e statusit të Kosovës në nivelin e një anëtari të asociuar është një proces i heshtur që lë të kuptohet se Aleanca është e gatshme të hapi dyert për Kosovën”.

Latinoviq ka thënë portalin serb “kosovoonline” se është “ironi e madhe që kjo po ndodh pikërisht me rastin e 25 vjetorit të fillimit të bombardimeve të ish-RFJ-së, gjegjësisht të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe ky nuk është një mesazh aspak i këndshëm, duke pasur parasysh atë që ndodhi dhe cila ishte arsyeja e atij angazhimit”.

“Kjo përkon me atë që dëgjojmë si deklarata të zyrtarëve, përfshirë polemikën e fundit mes ambasadorëve amerikanë në Prishtinë dhe Beograd, se kush është më afër NATO-s, çfarë cilësie të bashkëpunimit po zhvillohet, por është, ta quajmë ashtu,  një proces i heshtur që lë të kuptohet se Aleanca është e gatshme që në mënyrë të duhur që t’i hapë derën Kosovës sa më shumë që të jetë e mundur dhe në këtë kontekst edhe formimin e FSK-së, duke i armatosur me disa lloje të armëve që të gjitha janë ende në përputhje me atë që është përcaktuar me Plani i Ahtisarit, mendoj se edhe në Kushtetutën e Kosovës ka kufizime se çfarë mund të kenë e çfarë jo, por gjërat po ndodhin, siç thonë në terren, në një mënyrë që nuk është aspak e këndshme për Serbinë, jo vetëm të pakëndshme por edhe jo e mirë nga pikëpamja e sigurisë, sepse kjo do të thotë se “një pjesë e territorit të saj” po i afrohet një bashkëpunimi më të fortë me NATO-n.

Nuk mendoj se çështja e rregullimit të anëtarësimit do të ndodhë në një të ardhme të afërt, por po hapet një proces që mund të mundësojë në mënyrë adekuate këtë cilësi të pranisë sepse, siç e shohim, kjo do të thotë rritje e cilësisë së pranisë së delegacioneve të deputetëve të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe në këtë mënyrë mundëson pjesëmarrje më të lartë dhe më të mirë në atë që është në agjendë në vetë Asamblesë”, ka pretenduar Llatinoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat