Dragaj: Vota e Vukiçeviqit nuk befason, është pro politikës serbomadhe

Lajme

Dragaj: Vota e Vukiçeviqit nuk befason, është pro politikës serbomadhe

Më: 29 mars 2024 Në ora: 23:12
Nail Dragaj

Nail Dragaj, analist i çështjeve politike në Mal të Zi, foli për situatën në Mal të Zi, si dhe raportet me fqinjët ë saj, veçams me Kosovën, sidomos pas votimit kundër nga ana e një deputeteje malaziase në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku Kosovës iu dha drita jeshile për anëtarësim.

Dragaj tha se në Asamblenë e KiE-së nuk e përfaqëson një deputete Malin e Zi, por qeveria e vendit.

Dragaj sqaroi tutje se Qeveria e Malit të Zi do të jetë në mbledhjen e KiE-së dhe do të jetë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Më tej, Dragaj tha se votimi i deputetes Vukiçeviq dëshmon shkeljen e marrëveshjes së koalicionit qeveritar në Mal të Zi, ku janë zotuar se nuk do të ketë shkelje të kursit të politikës pro-evropiane.

Dragaj shtoi më tej se deputetët serbë nuk do të kenë fuqi determinuese në prishjen e fqinjësisë së mirë me Kosovën.

“Vota e deputetes Vukiçeviq nuk paraqet befasi, sepse është deklaruar me kohë se vota e saj do të jetë pro politikës serbomadhe”, deklaroi Dragaj në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Lidhur me këtë Dragaj shtoi se po politizohet si tepër, ngase, vuri në pah ai, qeveria deklaroi qartë se Mali i Zi do të jetë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat